Shqiptari, kampioni i botës në kikboks pëson paralizë në tru

Kliko per me shume info

ismail-ketaKampioni i trefishtë në kikboks Ismail Keta eshte derguar në një spital në Gjermani, pasi është goditur nga një paralizë në tru.
Mjekët kane thene se shkalla e goditjes nuk është shumë e lartë dhe Keta shpejt mund ti rikthehet ambjenteve sportive.
Vetë Ismaili, ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, ku midis të tjerash ai thekson: ” Falenderoj Zotin që e kisha me vete në këtë moment të vështirë, të cilin e kalova pa pasoja. Unë jam më mirë dhe po të jetë nevoja ngjitem sërish në ring edhe pse kam dhënë dorëheqjen. Shëndeti është i rëndësishëm, por kur je prind ai është edhe më i rëndësishëm”.
Ismail Keta stërvit në Gjermani forcat speciale të policiesë gjermane dhe vetëm pak kohë më parë së bashku me vellanë e tij Gjetanin , zhvilluan një ndeshje bamirësie në qytetin e tyre të lindjes Bulqizë, fondet e të cilës do të shërbejnë për ndërtimin e amjenteve sportive të qytetit.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here