Super-aksioni i policisë në qarqet kryesore të vendit: 12 të arrestuar

Aktualitet

police-kontrollePolicia e shtetit ka bere bilancin e aksionit te nisur mbremjen e djeshme ne gjithe territorin e vendit me qellim kontrollin e situates se sigurise dhe kapjen e personave ne kerkim.

Sipas burimeve zyrtare në zbatim të masave të Planit Operacional të datës 09.01.2014 “Për kontrollin e territorit në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale”, hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Strukturat e Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat e Lëvizshme Operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarkut Tiranë, Durrës, Fier,Vlorë, Elbasan, Shkodër e Lezhë, prej orës 19.00 të datës 09.01.2015 deri në orën 07.00 të datës 10.01.2014 kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në akset rrugore, në lokalet e natës dhe në banesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë kuadër, gjatë operacionit u arritën këto rezultate:

Gjithsej janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 12 autorë, nga te cilët 5 për armëmbajtje pa leje (armë zjarri), 2 për armë të ftohta (thikë) dhe 3 për shkelje të rregullave të kodit rrugor, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike dhe konkretisht :

U kapën 2 presona të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike, një në Tiranë dhe një në Elbasan..

Në 3 raste, janë kapur armë e municione pa leje, konkretisht në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe në Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatore dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatore me fitila të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.

Janë arrestuar 2 shtetas për mbajtie pa lejë të armëve të ftohta (thikë), si dhe 3 të rinj për drejtim të automjetit pa leje drejtimi.

Janë kontrolluar gjithësej 235 ambjente, kryesisht bare, lokale nate dhe ato të lojërave të fatit.

Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi automjetesh për shkelje rrugore si dhe janë marrë masa administrative me gjobë.

Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar në ambientet e Komisariteve të Policisë 45 shtetas për mungesë të dokumentit të identifikimit.

Në këtë operacion, përvec forcave të policive vendore, kanë marrë pjesë dhe 31 grupe të Reparteve të FNSH-së dhe Delta Forcës.

Ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim edhe në qarqet e tjera.

ME TE LEXUARAT