Balotelli vetëofrohet për tu kthyer në Serinë A

Kliko per me shume info

baloteliNga një ish-interist, te një tjetër. Ose më saktë nga Wesley Sneijder te Mario Balotelli. Është kjo ideja e cmendur e Mino Raiolës që synon të transferojë në Torino sulmuesin aktual të Liverpulit. Sipas mediave italiane, nuk është rastësi që kohët e fundit menaxheri i famshëm italian ka vizituar Vinovon, qendrën stërvitore të Juventusit, duke i propozuar Allegrit djalin plangprishës.

Në fakt trajneri bardhezi, në konferencën për shtyp në prag të të sfidës me Napolin, u shpreh se ruan kujtime të mira nga SuperMario gjatë periudhës së shkurtës që punuan bashkë te Milani. Një e dhënë kjo që tregon se 47-vjecari do ta priste krahapur 23-vjecarin, i cili nuk pa kalon një periudhë të mirë mirë në Premier League.

Kliko per me shume info

Mirëpo nuk është i të njëjtin mendin kupola drejtuese e Juventusit, që mbetet e fokusuar në blerjen e një trekuartisti. Pas sfumimit të pistës Sneijder, sytë janë drejtuar nga Henrik Mkitarian i Borussias së Dortmundit. Futbollisti armen nuk po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij në Signal Iduna Park, por pavarësisht kësaj, duket e vështirë që Jurgen Klopp të heqë dorë prej tij.

Në vitin 2013 verdhezinjtë shpenzuar 27.5 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndaj dhe trattivat janë mjaft të komplikuara. Allegri e pëlqen shumë 25-vjecarin, por e ka të qartë se blerja e tij i ngjan më shumë një misioni të pamundur, ndërsa për afrimin e Adnan Januzajt, marrëveshja mund të arrihet në formën e huazimit.ssport

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here