Kthimi tek Barcelona? Ja vendimi përfundimtar i Pep Guardiolës

Kliko per me shume info

guardiolaaaPep Guardiola refuzon idenë për të një rikthim të mundshëm te Barcelona, duke theksuar se nuk është ai njeriu që mund të zgjidhë krizën në klubin ku u bë i famshëm. Nga Katari ku ndodhet bashkë me skuadrën e tij, trajneri i Bayernit nuk preferon të përfshihet në këtë temë.

“Ata kanë njerëzit e duhur për të marrë vendimet më të mira sepse janë një nga klubet më të mira të botës”.

Qëndrim që nuk zbardh asnjë detaj se si po e përjeton ish trajneri katalanas situatën e krijuar në Katalonjë. Edhe pse me rikthimin e mundshëm të Joan Laportas i hapet rruga rikthimit të rij në stolin “Blaugrana”, Guardiola theksoi se nuk e ka lexuar një gjë të tillë. Në vijim, ai përqëndrohet te gara për Topin e Artë pasi në listë bën pjesë edhe portieri Manuel Neuer. Sipas Guardiolas, Neuer e meriton këtë trofe pasi ka zhvilluar disa sezone spektakolare.

Kliko per me shume info

“Gjithsesi më duhet të them se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy lojtarë  të mëdhenj. Të shënosh është më e lehtë se sa të presësh topa sepse sulmuesit kanë më shumë opsione në këmbët e tyre. Neuer e ka fituar trofeun e tij sepse është në listën e tre finalistëve. Ai duhet ta shijojë momentin sepse do të jetë në Zyrih për ceremoninë e këtij çmimi. Manu duhet të jetë krenar me veten e tij sepse të jesh mes tre më të mirëve në botë është një arritje e pabesueshme”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here