Lothar Matthaus: Shaqiri talent, me Guardiolën s`kishte të ardhme

Kliko per me shume info

mateusLegjenda gjermane, Lothar Matthaus në intervistë për portalin zviceran “Blick.ch”, ka folur për transferimin e Xherdan Shaqirit në Inter.

Ish mesfushori gjerman, i cili kishte bërë karriere edhe tek “Nerazurët’, mendon se është në dorën e mesfushorit shqiptar për të treguar kualitet që ai posedon.

Në pyetjen se si e vlerësoni kalimin e Xherdan Shaqirit në Inter? Matthaus tha: “Ai vjen nga Bayern Munich, tani është në dorën e tij që se bashku me Lukas Podolskin të bëjë më të mirën në Inter. Unë e shoh një paralele mes meje dhe Andy Brehme, 26 vjet më parë, ku kishim ndryshuar ekipin duke shkuar nga Bayerni në Inter. Inter nuk kishte fituar asgjë për tetë vjet dhe pastaj në vitin 1989 ne dolëm kampion të Italisë”.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, në pyetjen se kalimi nga Bayerni në Inter është një hap prapa? Matthaus theksoi: “Jo, unë nuk pajtohem. Ai te Bayerni ka treguar se mund të konkurrojë më lojtarët më të mirë në botë. Ndonjëherë ju gjenden në situata të vështira, varet edhe nga trajneri. Me Pep Guardiola ai nuk kishte të ardhme, ndërsa, me Jupp Heynckes do të kishte qëndruar më gjatë, çdo gjë do të ishte qenë ndryshe. Shaqiri bëri mirë në Bayern, edhe pse gjërat nuk shkuan mirë, mirëpo ai mbetet një talent i padiskutueshëm”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here