Sahatcija nuk pyet politikën kur në pyetje janë të vrarët

Kosovë&Rajon

isa sahatcijaNënkryetarja e LDK-së, njëherish edhe deputete e Kuvendit të Kosovës Teuta Sahatqija, thotë se nuk arsyetohet, që një ministër i Qeverisë nuk njeh faktet e një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme. Kështu flet ajo për deklaratat e ministrit serb, Aleksander Jabllanoviq.

Pavarësisht çfarë thotë shefi i saj, Isa Mustafa, Sahatqija thotë se në Gjakovë çdo familje ka përjetuar egërsinë e luftës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja postimi i saj i plotë:

“Fjalët e Ministrit Jabllanoviq janë të rënda e të pa pranueshme dhe prekin në plagët e pashëruara të qytetarëve të Gjakovës. Në Gjakovë nuk ka shtëpi e familje e cila nuk e ka përjetuar egërsinë e luftës. Nuk arsyetohet mosnjohja e fakteve të një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme nga një Ministër i Qeverisë”, thotë Sahatqija.  RTK

ME TE LEXUARAT