Autori i videos: I kërkoj falje familjes së policit të vrarë

Aktualitet

polici-franceePmjet filmike qe treguan vrasjen e një oficeri policie nga njëri prej vëllezërve Kouachi pas sulmit terrorist në redaksinë e ‘Charlie Hebdo’ hapi debate etike mbi shpërndarjen e imazheve në media dhe rrjetet sociale.

Kjo fushate ka bërë që të pendohet edhe autori i regjistrimit, i cili tani është i bindur që ka vepruar gabim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jordi Mir, inxhinier francez 50-vjeçar me origjinë nga Katalunja  regjistroi pamjet, por se fundi tha për ‘AP’: “Isha i frikësuar shumë. Nuk prisja të xhiroja një brutalitet të tillë. Mendoja se nuk do të shkonte puna deri aty. Isha vetëm në shtëpi dhe doja të flisja me dikë për atë që pashë. Për këtë arsye e postova në Facebook videon. Bëra gabim.”

Sipas mediave, 50-vjeçari e hoqi postimin e tij brenda 15 minutave, por videoja ishte marrë tashmë dhe qarkullonte në rrjetet sociale dhe mediat e të gjithë botës.

Jordi Mir ka thene se i kërkon falje familjarëve të policit të vrarë: “Më vjen shumë keq dhe dua që ta dinë se bëra të pamundurën që ajo video të mos shpërndahej. Por, shumë e shpërndanë pa lejen time.”

ME TE LEXUARAT