Aktualitet

Bora e rënë risjell probleme për rrugët, ja akset problematike

arsh-rrugeAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) po ndjekin me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Situata paraqitet e ndryshme këtë mëngjes krahasuar me fundjavën. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta, të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë. Këto segmente spërkaten me kripë, skorje dhe granil. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë

Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i ze dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Elbasan

Gjatë gjithë segmentit Elbasan-Gjinar ka dhera dhe gurë në rruge, po merren masa për pastrimin. Ka dalje dherash në segmentin Cërrik – Banjë. Po merren masa per pastrimin e tyre. Ka rënie gurësh në Derven, por pa probleme për qarkullimin.Duhen përdorur zinxhirët në segmentin Lunik –Stëblevë. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës.Në akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet.Rekomandohet të qarkullohet me kujdes, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Vlorë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat.

Gjirokastër

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.

Korçë

Kompanite e mirembajtjes kane kryer gjate oreve te nates si dhe gjate oreve te para te mengjesit kriposjen e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nen monitorim . Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Por ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes dhe te kene edhe zinxhire ne segmente te veçanta, ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

Kukës

Ka patur rreshje debore ne te gjithe qarkun. Ne autostrade ka patur dhe renie guresh. Jane marre masat duke pastruar deboren, largimin e gureve dhe po kriposen rruget. Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash. Ne aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj – Draj Reç dhe Kukes – Qafe Shllak, per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge.

Dibër

Ka patur rreshje debore kryesisht ne Bulqize dhe Peshkopi. Ne Kala te Dodes vazhdojne reshjet dhe era e fuqishme. Jane marre masat duke pastruar deboren dhe po kriposen rruget. Vazhdon hedhja e kripes ne segmentet ku ka prani ngricash per shkak te temperaturave te uleta. Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj. Në aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Kontraktori ka marre masa per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes – Vasie

Shkodër

Në zonat fushore ka patur reshje shiu dhe furtune me erera te fuqishme qe kane shkaktuar rrëzim të pemëve. Në zonat malore ka patur reshje dëbore shoqëruar me stuhi ere. Trashësia e deborës varion nga 5-10cm ne aksin Dedaj-Razem, deri ne 10-20 cm ne Q.Mali e Q.Shllak Ështe punuar gjatë natës për pastrimin e dëborës dhe në disa segmente vazhdon puna per pastrimin e dy korsive te rruges. Vazhdon kriposja e rrugeve per shkak te ngricave. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Vrith – Razem dhe Qafe Mali – Qafe Shllak. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .

Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnjë.

Lezhë

Në zonat fushore ka patur reshje shiu dhe furtune me erera te fuqishme .Në zonat malore ka patur reshje debore shoqeruar me stuhi ere. Trashësia e dëborës se rene gjate nates varion nga 5-10cm ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres. Eshte punuar gjate nates per pastrimin e debores dhe ne disa segmente vazhdon puna per pastrimin e dy korsive te rruges. Vazhdon kriposja e rrugeve per shkak te ngricave. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close