Vlorë, plagosen dy vëllezër gjatë një grabitjeje

Aktualitet

policia-vloreDy vëllezër janë plagosur me armë nga dy persona që hynë për të grabitur në banesën e tyre. Ngjarja u shënua në fshatin Llakatund të Vlorës në familjen Torraj, gjatë orëve të mbrëmjes.

Dy persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesë për të grabitur, por plani i tyre nuk u realizua pasi kryefamiljarët, dy vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj kanë ndjerë dy autorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë përleshjes mes tyre autorët kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur dy vëllezërit Torraj, por fatmirësisht ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit, autorët kanë mundur të largohen nga banesa, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është mësuar.

ME TE LEXUARAT