Çfarë tregon gjaku për shëndetin e njeriut

Teknologji

gjaku15Gjaku ynë na jep jetë. Ai na ushqen me oksigjen, substanca ushqyese dhe komponime që i luftojnë infeksionet. Por ai gjithashtu mund të na sjellë disa probleme të tilla, si anemia, tromboza e thellë venoze etj.

Anemia

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse vuani nga anemia, atëherë qelizat tuaja të kuqe të gjakut nuk dërgojnë mjaft oksigjen në inde. Anemia shkaktohet zakonisht nga mungesa e hekurit në trup, duke çuar në vështirësi në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Anemia e butë është shumë e zakonshme në mesin e grave shtatzëna, sepse rritet vëllimi i gjakut me 20-30 për qind. Ekzistojnë forma të ndryshme të anemisë, si mungesa e vitaminave në trup dhe pamundësia e sistemit të tretjes për të absorbuar vitaminë B12. Si ndiheni? Do të ndiheni sikur nuk keni fjetur natën. Do të jeni të lodhur, pavarësisht nga sasia e mjaftueshme e gjumit. Do të mbeteni pa frymë dhe do t’ju merren mendtë pa ndonjë arsye të veçantë.

Për çfarë mund të përgatiteni – Mjeku do ta bëjë një pasqyrë të plotë të rruazave të gjakut për ta kontrolluar nivelin e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Gjithashtu do të duhej ta kontrollojë ngjyrën dhe madhësinë e rruazave të gjakut, sepse ndonjëherë fazat fillestare të anemisë identifikohen vetëm me rruazat e reduktuara të kuqe të gjakut. Nëse keni cikël të rëndë, gjinekologu ka të ngjarë t’ju përshkruajnë pilula hormonale. Në raste të tjera, do të duhet ta rritni konsumin tuaj të hekurit nëpërmjet dietës dhe shtesave.

Mpiksjet e gjakut

Mpiksja e gjakut është e nevojshme për të ndaluar gjakderdhjen. Por ndonjëherë mpiksjet e gjakut krijohen për ndonjë arsye të veçantë. Nëse mpiksja formohet thellë në trupin tuaj, ajo mund të shkaktojë një gjendje që njihet si tromboza e thellë venoze. Atëherë ajo fillon të udhëtojë nëpër trup deri në mushkëri dhe jeta juaj është në rrezik. Rrezik të rritur nga shfaqja e mpiksjes së gjakut kanë gratë shtatzëna, gratë që marrin pilula hormonale, duhanpirësit, personat obezë dhe personat të cilët e kalojnë shumicën e kohës së tyre në pozitë të ulur.

Si ndiheni? Do të vëreni ngërçe, dhimbje dhe ënjtje, të cilat zakonisht fillojnë në kyçin e njërës këmbë dhe simptomat përhapen drejt pjesës së poshtme të këmbës. Për çfarë mund të përgatiteni – Nëse dyshoni në trombozën e thellë venoze, konsultohuni menjëherë me mjekun. Do të filloni të merrni medikamente që e hollojnë gjakun.

Enët e gjakut

Mavijosjet ndodhin kur enët e vogla të gjakut nën sipërfaqe të lëkurës pëlcasin. Keni tendencë për mavijosje në qoftë se jeni më të moshuar dhe në qoftë se lëkura juaj bëhet e hollë, por edhe nëse jeni duke marrë steroide ose ilaçe kundër astmës sepse ato mund ta zbusin lëkurën. Si ndiheni? Përveçse do të vëreni një mavijosje me ngjyrë të kaltër-vjollcë, sigurisht do të ndieni dhimbje në atë vend.

Për çfarë mund të përgatiteni – Nëse dëshironi, mund të prisni që mavijosja të shërohet vetë. Në këtë rast, aplikoni akull për ta shpejtuar procesin.

Sindromi antifosfolipid

Ky çrregullim ndodh kur sistemi imunitar gabimisht prodhon antitrupa kundër proteinave në gjak, të cilat e rregullojnë koagulimin e gjakut. Mund të vijë deri tek shfaqja e papritur e mpiksjes së gjakut, gjë që rrit rrezikun e trombozës së thellë venoze. Ai gjithashtu rrit rrezikun e dështimit të shtatzënisë dhe preeklampsisë. Nuk dihet shkaku i vërtetë i sindromit, por ai ndonjëherë lidhet me sëmundjet autoimune siç janë lupusi.

Si ndiheni? Zakonisht nuk ndieni ndonjë simptomë, gjë që e komplikon diagnostikimin e kësaj sëmundjeje në mënyrë të konsiderueshme. Mund të ndieni gulçim, dhimbje gjoksi dhe ënjtje. Për çfarë mund të përgatiteni – Në shumicën e rasteve ilaçet për hollimin e gjakut dhe aspirina ndihmojnë. Gjithashtu, një lajm i mirë është se shumica e njerëzve shërohen pa probleme të mëdha.standard

ME TE LEXUARAT