Aktualitet

Dibër, tre grabitës me armë terrorizojnë anëtarët e familjes

polici-vloreTre persona të maskuar terrorizuan anëtarët e një familje në Dibër pasi kanë hyrë për të grabitur të maskuar dhe të.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Ballë të Dibrës. Policia ka thënë se grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Novrus V., dhe për disa minuta u kanë kërkuar paratë.
Pronari i shtëpisë u ka thënë se nuk kishte para por nën kërcënimin e pistoletës,  grabitësit e kanë dhunuar.
“Në shtëpi hynë tre persona, që nuk arrita t’i identifikoj sepse ishin të maskuar. Në dorë mbanin pistoletë”,- ka thënë Novrus V.
Policia njoftoi se grupi hetimor pasi mori dëshminë e të dëmtuarit, nisi hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Referuar hetimeve në vendin e ngjarjes, autorët e krimit nuk kanë arritur të marrin ndonjë shumë në banesën ku ndodhi krimi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close