Financieri braktis punën për tu bërë zombie profesionist

Soft

zombie15Një financier ka braktisur punën e tij me orar të plotë për t’u bërë një “zombie” profesionist.

Financieri i lodhur me numrat, Alex Noble i tha shefit të tij se dorëhiqej për të pasur më shumë kohë që të sillej si një “i vdekur i gjallë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk besoj që shefi më kuptoi kur ia shpjegova. As miqtë e mi nuk e kuptojnë pse e kam lënë punën”, tha 26-vjeçari nga Uellsi.

Ai ka trgeuar për ‘Wales Online’ se : “Gjithmonë më kanë tërhequr të vdekurit e gjallë. Kam kaluar 5 vite duke qenë “zombie” në filma, seriale televizive apo video-lojëra. Tani jam punësuar nga një kompani që drejton një lojë me “zombie” ku vullnetarë të shumtë ndiqen nga të vdekurit e gjallë nëpër pyje.”

Ai tani është “mësues” i cili i jep leksione vullnetarëve të lojës si të sillen si “zombie”.

ME TE LEXUARAT