Politika

Fshehën pasurinë, ILDKP padit 10 zyrtarë dhe ish-deputetin

ildkpkiNje numer prej 11 zyrtaresh e ish zyrtaresh jane paditur ne prokurori nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurise. Mes te paditurve eshte edhe ish deputeti i PD, Gjoke Uldedaj.

Burimet zyrtare thane se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

– Gjokë Uldedaj, për  funksionin Deputet, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

– Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave

– Dedë Tonaj, për funksionin Kryetar i Komunës Shalë, Qarku Shkodër

– Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi i Forcës Detare, Ministria e Mbrojtjes

– Gjon Ndoj, për funksionin Drejtor Kontrolli, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Fatmir Alcani, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Inis Jorgo, për funksionin Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

– Arti Lushi, për funksionin Zëdhënës Shtypi, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

– Artur Rama, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Besa Hoti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

– Ilirjan Kasimati, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close