Politika

Gjosha: Shqipëria do të jetë zëri përkrahës i Kosovës për në BE

gjoshaNë kuadër të vizitës shtetërore në Tiranë, gjatë ditës së sotme, Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku dhe Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Teuta Sahatqija, u pritën nga Ministrja e Integrimit Evropian të Shqipërisë, Klajda Gjosha për të diskutuar për proceset e përgjithshme politike në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për procesin e integrimit Evropian, dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Me Ministren Gjosha më në detaje u diskutua procesi i Stabilizim Asoccimit të Kosovës, në veçanti Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Gjosha e njoftoi Çollakun për përvojën e Shqipërisë në kuadër të MSA-së.

“Po ashtu, u diskutua procesi i liberalizimit të vizave pasi që është prioriteti kryesor për Qeverinë e Kosovës. Kosova në këtë drejtim ka vazhduar të punojë në të gjitha kërkesat e Dialogut të Liberalizimit të Vizave dhe është paraparë që të dyfishohen përpjekjet tani që procesi ka arritur në fazën përfundimtare”, thuhet në një njoftim për media të MIE-së së Kosovës, raporton Koha.net.

Të dy ministrat u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në një numër të çështjeve të rëndësishme, siç janë; shfrytëzimi i fondeve të Bashkimit Evropian dhe përkthimi i legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Pas takimit, Ministri Çollaku dhe Ministrja GJosha u paraqitën në një konferencë për media

ku i njoftuan gazetarët për detajet e takimit dhe bashkëbiseduam për çështje të interesit të përbashkët.

“Shqipëria është vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe së shpejti presim që Shqipëria të fillojë negociatat për anëtarësim. Në këtë drejtim, e falënderova Ministren Gjosha për përkushtimin që të krijojmë mundësitë që përvoja dhe njohuritë e institucioneve të Shqipërisë t’i transferohen institucioneve të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian”, ka thënë Çollaku.

Nga ana e saj, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria në këtë fazë gjendet në një pozitë mjaftë të favorshme për të qenë zëri përkrahës i Kosovës në kuadër të Integrimit të saj në BE si dhe në nisma rajonale.

“Në këtë drejtim, Ministria që unë udhëheq mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj integrues”, tha ministrja Gjosha.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close