Fitorja e Juventusit ndaj Napolit pas 15 vitesh

Sport

juventus13-466x350Juventusi thyen tabunë San Paolo. Pas plot 15 vjetësh skuadra bardhezi arriti të fitojë ndaj Napolit në transfertë me rezultatin 3-1 falë një magjie të djaloshit të artë Paul Pogba, një goli të qëndërmbrojtësit uruguaian Martin Caceres dhe një finalizimi shumë të bukur të kilianit Arturo Vidal. Trajneri Allegri përpara këtij takimi ishte shprehur se ky ishte momenti i duhur që Juventusi të fitonte në San Paolo dhe mesa duket kishte pasur të drejtë.

Ishin të pakta risitë në formacionet e të dyja skuadrave me Napolin që e niste që nga minuta e parë me treshen Callejon-Hamsik-De Guzman në mbështetje të sulmuesit të vetëm Gonzalo Higuain, ndërsa te bardhezinjtë Vidal ishte vendosur në rolin e fantazisitit pas dyshes sulmuese të përbërë nga Llorente e Tevez. Sfida e San Paolos nisi menjëherë zjarr, edhe pse për të parë rastin e parë të vërtetë duhej pritur minuta e 18-të. Një pasim filtrues i Hamsik u devijua nga Chielini duke i dhënë mundësi De Guzmanit të dalë përballë Buffonit por holandezi goditi keq. Nëse nuk shënon do të pësosh dhe dicka e tillë ndodhi edhe me Napolin në minutën e 29-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paul Pogba arriti të vinte në jetë një gol spektakolar për avantazhin 0-1 të Juventusit. Pjesa e parë nuk solli më asnjë ndryshim në rezultat ndërkohë që fraksioni i dytë nisi me një rast të humbur të Napolit. Hamsik peshkoi shumë bukur Callejonin por Chielini arriti të bënte një ndërhyrje decizive duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Gjithsesi Juventusit i duhej të niste gjithcka nga e para në të 64-tën kur Britos barazoi shifrat në 1-1. Krosim i Mertens nga këndi dhe mbrojtësi i Napolit goditi fluturimthi duke realizuar një tjetër gol të bukur.

Megjithatë festa e napoletanëve zgjati me të vërtetë shumë pak sepse pas vetëm 5 minutash bardhezinjtë kaluan sërish përpara me Caceres. Formacioni i drejtuar nga Rafa Benitez nuk u dorëzua dhe këmbënguli deri në fund për të gjetur golin e barazimit por nuk ja doli dot dhe në minutën e 4-t shtesë, Napoli pësoi edhe golin e knock-out-it, me Arturo Vidal që finalizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm të bardhezinjëve. Me këtë sukses Juventusi krijoi sërish një distancë sigurie ndaj Romës pasi kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë.ssport

ME TE LEXUARAT