Aktualitet

Lejet e drejtimit, policia ndryshon udhëzimin

saimir-tahiri2014Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri me propozim të Drejtorisë së Policisë Rrugore ka miratuar një ndryshim në Udhëzimin “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”.

Ky ndryshim lehtëson procedurat e marrjes së lejes së drejtimit pas përfundimit të afatit të pezullimit, për qytetarët që nuk jetojnë në Shqipëri, thekson Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Pak ditë më parë qytetari E.R. nga Elbasani, por që ka emigruar dhe aktualisht jeton në Greqi i është drejtuar Ministrit të Brendshëm me një mesazh telefonik, duke i kërkuar ndihmë për të zgjidhur problemin e lejes së tij të drejtimit të pezulluar nga Prefekti i Qarkut Tiranë për një periudhë 6-mujore pas konstatimit të shkeljes së Kodit Rrugor nga ana e shërbimit te Policisë Rrugore Tiranë.

Kërkesa e qytetarit konsistonte në faktin se ai e kishte të vështirë të ndiqte rrugën institucionale për të tërhequr lejen e drejtimit pas përfundimit të afatit të pezullimit.

Ministri Tahiri ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë Rrugore që të shqyrtojë kërkesën e qytetarit dhe në të njëjtën kohë të reflektojë problematikën e ngritur edhe për rastet e tjera të ngjashme me të.

Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë në shqyrtim legjislacionin aktual dhe ka vendosur të propozojë ndryshimin e Udhëzimit që rregullon ligjërisht këtë situatë të krijuar. Ndryshimi u krijon mundësi qytetarëve, që në momentin e pezullimit të lejes së drejtimit të deklarojnë vetë se ku dëshirojnë që ta tërheqin lejen e drejtimit kur të përfundojë sanksioni ligjor.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close