Merkel: Islami është pjesë e jetës gjermane

Bota

merkel-11Islami është pjesë e jetës gjermane, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel edhe pse një grup i konsiderueshëm kundër Islamit dhe refugjatëve manifeston çdo javë në qytetin lindor të Dresdenit.

Organizatorët e PEGIDA-s kanë shfrytëzuar rastin e sulmeve terroriste në Paris në një përpjekje për të rritur numrin e pjesëmarrësve në manifestimet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E vërteta është se numri i tyre është rritur që nga fillimi i kësaj lëvizjeje tetorin e kaluar.

Rreth 18 000 njerëz manifestuan në Dresden një javë më parë, ndërkohë që policia është angazhuar për një pjesëmarrje më të madhe sot duke parë valën e irritimit dhe frikës nga vdekja e 17 personave në Francë.

Por, duke qëndruar pranë kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu në një konferencë shtypi në Berlin, Merkel tha se ajo beson se Islami ishte pjesë e Gjermanisë.

“Mund të them se ish-presidenti ynë federal, Christian Wulff ka thënë se Islami është pjesë e Gjermanisë. Kjo është ajo që edhe unë mendoj”, deklaroi Merkel, e cila do të marrë pjesë në një manifestim për tolerancën organizuar nga grupimet e komuniteteve islamike dhe turke në vend.

“Unë jam kancelarja e gjithë gjermanëve. Kjo përfshin të gjithë ata që jetojnë këtu, pavarësisht se nga vijnë”, theksoi Merkel.

PEGIDA parashikon për sot edhe manifestime në Hanover, Berlin dhe Kassel.

ME TE LEXUARAT