Politika

Nebiaj, PD: Kur Rama flet për liritë, ka garant audiencën e telenovelave

nebijajPartia Demokratike përmes zëdhënëses Oriela Nebiaj deklaroi se fjalë dhe vetëm fjalë, vijnë nga Edi Rama, i cili shpenzoi më shumë se një orë me një propagandë që është krejt e kundërta e akteve të tij konkrete, e sjelljes së tij në realitet, e kursit që ndjek.

“Më shumë se një orë predikoi lirinë e shprehjes, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar apo për t’u distancuar nga kërcënimi që i është bërë kryetarit të opozitës, pikërisht për fjalën. Predikon lirinë e shprehjes ndërkohë që përgenjështron vetën e tij në cdo hap që hedh. Edi Rama është ai që organizoi goditjen fizike ndaj deputetit të opozitës, pikërisht ngaqë nuk përballon lirinë e shprehjes.

Eshtë ai që frymëzon kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të opozitës, sepse ai nuk e duron dot lirinë e shprehjes”, u shpreh Nebiaj.

Sipas saj, ndaj ka sjellë në administratë, zyra e deri në parlament, persona të inkriminuar, ata që janë errësira, e kundërta e lirisë së shprehjes.

“Ndaj Edi Rama ofron lehtësi e favore qeveritare për banditë të cilët lirinë që e kanë të sigurta nga qeveria, e shfrytëzojnë për të kërcënuar fjalën e lirë. Me Edi Ramën liria e të shprehurit po zëvendësohet nga presioni i gjithanshëm  ndaj mediave, zërave kritikë e shoqërisë civile.

Pikërisht sot në ditën e predikimit të tij të gjatë u dhunua një gazetar investigues vetëm 50 metra larg dyerve të komisariatit. Këto janë ngjarje që lidhen direkt me përgjegjësinë e Edi Ramës, e për të cilat ai nuk mban asnjë përgjegjësi. Propaganda dhe tjerrja pa fund e fjalëve për tema të tjera, janë një kostum që i rri shumë gjërë kryeministrit tonë, dhe janë një përpjekje e dëshpëruar për t’u fshehur nga realiteti i zymtë e lirisë së shprehjes që ai ka krijuar. Ndaj sa herë që Edi Rama të flasë për lirinë e të shprehurit, është e sigurtë audienca e telenovelave të pasdites.  Ai nuk bind më askënd dhe qytetarët nuk harxhojnë asnjë dekikë të jetës së tyre plot halle për retoriken boshe e të tejfryrë të kryeministrit”, u shpreh Nebiaj.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. Nese ka njerez te inkriminuar jane ish pushtetaret e PDse, i harruat bemat e partis tuaj qe slane gje pa bere moj zonje . dhe tani po na flisni brrockulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close