Politika

Nishani preferon heshtjen, 4 ligje hyjnë në fuqi pa dekret

nishanPresidenti i Republikës ka vendosur te mos shprehet për 4 ligje te miratuara nga maxhoranca ne seancën e 18 dhjetorit te vitit te kaluar; duke i lënë ato te hyjnë ne fuqi ne heshtje. Sot ka përfunduar afati qe kreu i shtetit duhet te shprehej për këto ligje dhe tashme zyrtarisht ato hyjnë ne fuqi. Pjese e kësaj pakete janë disa ligje qe janë miratuar me shumice te cilësuar si ndryshimet ne ligjin “për nëpunësin civil”, ndryshimet në ligjin “për bankën e Shqipërisë”, apo ndryshimet në ligjin “për ndarjen territoriale dhe administrative” si dhe një ligj qe kërkon shumice te thjeshte si ai “për disiplinën në forcat e armatosura”. Fale ndryshimeve te realizuar ne ligjin për Bankën e Shqipërisë maxhorances i hapet rruga te plotësoje edhe vakancen e fundit ne Këshillin Mbikëqyrës te Bankës duke çuar atje Denada Priftin, e cila nuk ka shtetësi shqiptare. Nga ligjet e miratuara ne seancën e 18 dhjetorit Presidenti i republikës vendosi te ktheje për rishqyrtim vetëm ndryshimet ne ligjin për Gjykatën e Larte. Vizionplus

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close