Rama me krerët fetarë: S`jemi jashtë rrezikut, të ruajmë vlerat tona

Politikë

edi_rama2014Kryeministri i vendit Edi Rama i është drejtuar komuniteteve fetare, medias dhe opinionin publik, gjatë një konference të mbajtur në selinë e qeverisë shqiptare një ditë pas marshimit të unitetit në Paris.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama dënoi sulmet ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”. Rama e quajti sulmin një kasaphanë të paparë deri më tani në Europë, që ngriti zërin e miliona qytetarëve të cilët iu përgjigjen egërsisë së terrorizmit me faktin dhe çmimin e panegociueshëm të lirisë së shprehjes dhe të mendimit.

Në lidhje me marshimin në Paris, Rama tha se edhe një herë Shqipëria dhe shembullin e vëllazërisë fetare, siç e quajti ai, shembull të cilën Europa sot po e kërkon. Por megjithatë, teksa shprehu mirënjohjen për klerikët e besimeve fetare në Shqipëri, që ishin pjesë me marshimit të unitetit, krah miliona njerëzve në sheshin “Republika” në Paris, Rama tha se kërkohet një punë edhe më e madhe në kuadër të dijes dhe diplomacisë, për ta bërë sa më kuptueshme se çfarë buron urrejtja e besimit të tjetrit.

Shqipëria sipas Ramës, është dy-fish e rrezikuar, nga njëra anë e një fundamentalizmi islamik, e cila sipas tij mund të vijë nga dobësia ekonomike e vendit tonë, veçanërisht në këto 50 vjet dhe po ashtu edhe nga një valë e mundshme islamofobe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kam vënë re se disa, këto ditë e kanë quajtur bashkëjetesën fetare,  indiferencë fetare. S’dua të bëj debat, por nëse do ta pranoja për një moment, kur jobesimtarët janë indiferentë ndaj besimeve, ku indiferenca nuk cënon të drejtat dhe liritë e askujt. Ndërkohë që zelli i nxitur prej injorancës nuk është një shprehje e thënë nga ndonjë libër i shenjtë, apo ndonjë Profet. U jam mirënjohës mediave për qëndrimet e tyre të këtyre ditëve dramatike, të cilët po e sprovojnë Europën dhe modelin tonë shoqëror. Ftesa ime sot erdhi nga nevoja për të hapur një bashkëbisedim, për rrugët e mundshme të shfrytëzimit të kontributeve të secilit për vlerën e paçmuar të vëllazërisë fetare siç unë e quaj, dhe indiferencës fetare siç e quajnë disa. Unë besoj se duhet një kontribut, posaçërisht në kuadër të dijes, diplomacisë, për ta bërë sa më kuptueshme se çfarë buron urrejtja e besimit të tjetrit. Si mund dhe duhet ti bëjmë ballë furisë, që synon as më shumë dhe as më pak bashkëjetesën që ne kemi zgjedhur si qytetarë dhe si shqiptarë. Në kushtet e kanosjes së fesë, Shqipëria është dy-fish sfidues. Nga njëra anë për shkak të kushteve ekonomike, ku pas 50 vjetësh Shqipëria është e rrezikuar nga fondamentalizmi islamik, siç është e rrezikuar nga një valë islamofobe, edhe nën efektin e djathtë evropian. Ashtu siç u pa edhe dje nga marshimi i klerikëve shqiptarë, Shqipëria është e fortë në shembullin unikal që mund të rrezatojë për Europën." u shpreh në fjalën e tij kryeministri Rama

Në lidhje me sulmet në Francë, Rama tha se "janë dëshmitarë krimesh në emër profetësh, nga barbaria për pushtet e cila ka hyrë përmes injorancës, dhe dëshpërimit social. Jo të gjitha krimet kanë provokuar të njëjtin reagim shoqëror. Të tjera ku dhjetëra, qindra ose mijëra njerëz, si në Nigeri, ku bëhen mish kasaphane, për ne mbeten tituj kryesorë të një dite, njësoj si ato vdekje të llahtarshme të ishin skena të një filmi horror. Ndodh që këto krime të kësaj natyre të jepen në sytë e opininoinit ashtu siç janë, nga njerëz të kthyer në demonë. Shfaqen në skenën e bashkëjetesës dinjiteti i mijera njerzëve të mbrojnë besimin e tyre. E tillë ishte edhe ngjarja e Parisit, në një nga kryeqytetet botërore të lirisë së besimit dhe mendimit të njerëzve. Egërsia ngriti një kor shumë milionesh që thërret emrin e Charliet".

ME TE LEXUARAT