Sulmohet futbollisti, granatë në banesën e Ibrahimoviç

Sport

ibrahimovicFutbollisti i PSG, Zlatan Ibrahimovic kaloi një ngjarje të pakëndshme në momentin kur jë mjet shpërthyer u hodh pranë banesës së tij në Suedi.

Policia vendase ka reaguar menjëherë duke nisur hetimet ndërsa ka krijuar një perimetër sigurie rreth vilës së futbollistit.

Pista kryesore që po heton policia lidhet me një gjest të Ibrahimovicit të krye disa javë më parë ku ai publikoi foto në rrjetet sociale duke vrarë një derr të egër.

Policia mendon se hedhja e granatës pranë banesës së futbollistit është  kryer nga individë radikalë në mbrojtjen e kafshëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeti shpërthyes raportohet se shkaktoi vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT