Politika

Serbia i dërgon notë proteste Shqipërisë

autoktonSerbia i ka dërguar një notë proteste Shqipërisë, për shkak të hartës së “Shqipërisë së Madhe”, e cila u shfaq në murin e Kryeministrisë me rastin e Vitit të Ri. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili shtoi se, megjithatë, Serbia vijon bashkëpunimin me kryeministrin shqiptar dhe nuk e ka vënë kurrë në dyshim këtë.

Sipas Tanjug “Rama postoi një foto në vilën e ndriçuar, e cila tregonte flamurin në faqen zyrtare të profilit të tij në Facebook, që i dha hov entuziazmit në radhët e mbështetësve të tij”.

Duke folur për këtë Daçiç tha: Nuk kemi bërë dhe as do të bëjmë diçka për të rrezikuar marrëdhëniet tona me vendet në rajon, madje as me Shqipërinë. Nuk ishte flamuri i Serbisë së Madhe që u pikas në rezidencën e kryeministrit të Serbisë, por flamuri i Shqipërisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë.

Dhe ne reagojmë ndaj kësaj dhe gjithmonë do të reagojmë. Mirëpo kjo nuk na ndalon ne të hyjmë në bisedime me të dhe ç’është më e rëndësishmja, do të biem dakord mbi format e ndryshme të bashkëpunimit që do të bazohen në interesin reciprok”, tha Daçiç.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close