Dorezoi kallezimin per Gjonajn ne SPAK, Meta: Po vleresojme prova te tjera

Politikë
Dorezoi kallezimin per Gjonajn ne SPAK, Meta: Po vleresojme prova te tjera

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar pasi dorëzoi kallëzimin penal për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn në SPAK se është duke vlerësuar prova të tjera kundër mazhorancës.

Meta shprehet se është i vendosur të vijojë shpartallimin e tentativës së grushtit të shtetit duke qartësuar se ka kallëzuar për disa vepra penale Gjonajn dhe dy titullarë të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë që i cilëson si një celulë të strukturuar dhe bandë të rrezikshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

” PSE PRESIDENTI DUHET TË DILTE VETË NË TERREN PËR TË DORËZUAR KALLËZIMIN?

Sepse mbrojtja e kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është detyrë mbi detyrat ëpr çdo shqiptar të ndershëm dhe është kryedetyra e Presidentit.

Nuka ka ndodhur ngjarje më të rëndë në hisotirnë e shtetit tonë sesa ky akt mafioz ku së fundmi në bazë të provave zyrtare e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së drejtësisë, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi kompetencën që Kushtetuta e Repulbikës së Shqipërisë me qëllim garantimin e një Gjykatës Kushtetuese, si një polici antikushtetuese për të dhunuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë në të ardhmen.

Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vetë Presidenti i Shqipërisë. Padia dhe kallëzimet penale të dorëzuara për tre titullarë, me në krye zonjës ministre ende në detyrë do t’iu informojmë më vonë nëpërmjet zyrës së shtypit të Presidenës. Ne po vlerësojmë prova të tjera që po na vijnë për persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin e kësaj tentative të grushtit të shtetit me një ligj antikushtetues për të kthyer Gjykatën Kushtetuese garant të të drejtave kushtetuese nga kjo bandë tepër e rrezikshme.”- tha Meta.

ME TE LEXUARAT