Aktualitet

Vazhdon aksioni, 10 të arrestuar për vjedhje energjie

Energjia-301x2002Policia e shtetit njoftoi se edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

“Në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme kanë vepruar 76 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 1.567 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 6 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 4 autorë”, theksoi policia e shtetit.

Sipas saj, gjate aksionit janë ndërprerë 1.105 lidhje të abonentve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme si dhe janë kontrolluar 61 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së, theksohet ne deklarate.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close