Vetëvritet hetuesi kryesor i sulmeve terroriste në Paris

Aktualitet

parisInspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik , ka kryer vetëvrasje.

Incidenti ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informatave paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruan një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfej rreth tragjedisë, transmeton Telegrafi.

Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale.

Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe se askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë.

Fred është dashur që të udhëheq hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, në të cilin u vranë 12 persona.

ME TE LEXUARAT