Asgjesohen mijera pata pas shperthimit te nje virusi ne Bullgari

Aktualitet
Asgjesohen mijera pata pas shperthimit te nje virusi ne Bullgari

Agjencia për Siguri Ushqimore në Bullgari ka raportuar për shpërndarjen e virusit të zogjve, H5N8, në një fermë patash, në qytezën Rakovski në jug të shtetit.

Kjo agjenci ka thënë më 17 shkurt se gati, 6,000 pata do të asgjësohen, pas rasteve të para të raportuara nga virusi tejet patologjik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht është thënë të jetë krijuar një zonë mbrojtëse prej rreth 3 kilometrave.

Autoritetet kanë ndaluar edhe lëvizjen e zogjve në zonën e mbrojtur, si dhe shitjen e vezëve nga zona e prekur prej virusit.

Në tetor të vitit 2018, autoritetet nga Agjencia për Siguri Ushqimore kanë asgjësuar më shumë se 100,000 pula dhe rreth 16,000 pata nga fshtarat jugore të Bullagarisë për të parandaluar shpërndarjen e një virusi, që ishte konfirmuar në teste laboratorike./R.E.L

ME TE LEXUARAT