Politika

Ambasadori i ri SHBA-së i paraqet Letrat Kredenciale Nishanit

Njihuni me Donald Lu, ambasadorin e ri amerikan në ShqipëriKreu i Shtetit, Bujar Nishani, priti sot rreth orës 11:00 të paradites Ambasadorin e ri te SHBA-se, Donald Lu, i cili paraqiti Letrat Kredenciale.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbërriti vetëm dy ditë më parë në vendin tonë.

Donald Lu zëvendëson në detyrë Aleksandër Arvizu, i cili qëndroi në Tiranë më shumë se çdo Ambasador tjetër për shkak të debatit të brendshëm politik në SHBA, që kishte bllokuar emërimin e Ambasadorit të ri, Donald Lu.

Para se të mbërrinte në Shqipëri, Ambasadori Lu u dërgoi një videomesazh shqiptarëve ku prezantonte veten dhe atë çfarë dëshiron t’iu ofrojë shqiptarëve.

“Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e institucioneve demokratike, ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.”-thekson ambasadori amerikan.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close