Futbollisti i Realit: Neuer e meritoi Topin e Artë më shumë se Ronaldo

Sport

kroossToni Kroos del në mbështetje të Manuel Neuerit. Mesfushori i kombëtares gjermane dhe Realit të Madridit deklaroi se në garën për “Topin e Artë” portieri i Bayernit duhet të ishte renditur minimalisht në vendin e dytë, pasi sipas 25-vjeçarit Messi nuk ka bërë asgjë gjatë 2014-s për ta merituar një pozicion të tillë.

Ylli argjentinas grumbulloi 15,76 % të votave duke e lënë pas Neuerin me vetëm 0,04 % të votave dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Kroosit.

"Është befasuese por më shumë e padrejtë sesi Neuer përfundoi prapa Messit. Unë mendova se fitorja finale do të diskutohej mes Ronaldos dhe Neuerit, por kur pashë renditjen përfundimtare mbeta i habitur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manuel është portieri më i mirë në botë prej një kohe shumë të gjatë, ndërsa Ronaldo është lojtari më i mirë në sulm. Gara për fitoren finale duhet të ishte mes tyre. Për mendimin tim Neuer do të ishte një fitues i denjë i trofeut por gjithsesi Ronaldo e ka merituar çmimin", ka theksuar Kroos.

Toni Kroos ishte një nga 4 lojtarët e kombëtares gjermane që u pozicionuan në 10-shen e parë në garën për Topin e Artë duke u renditur i 9-ti me 1.43% të votave. Vendi i tretë shkoi për Manuel Neuer, i 5-ti u pozicionua Thomas Muller, ndërsa në vendin e 6-të u rendit Philip Lahm dhe ishte pikërisht Kroos ai që kompletoi 4-shen e futbollistëve gjermanë në 10-shen e parë.

ME TE LEXUARAT