Juria e detyron të heqë kg e tepërta, vdes gjatë trajtimit modelja nga Ekuadori (Foto)

Showbiz

misStudentja 19-vjeçare e mjekësisë, e cila është marrë edhe me manikenizëm, ishte shpallur ‘Mbretëresha e Duranit’ në një garë bukurie në Ekuador.

Çmimi për këtë epitet ishte një automjet, një kompjuter tablet dhe një trajtim pa pagesë i liposukcionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo fillimisht e refuzoi trajtimin, mirëpo anëtarët e jurisë i kishin rekomanduar që të hiqte disa kilogramë.

Catherine u kishte thënë mediave se do të ushtronte për të hequr kilogramët e tepërt, megjithatë në fund vendosi për liposukcion që rezultoi fatal për të.

“Para operacionit ka marrë shumë telefonata nga kirurgu, i cili përpiqej ta bindë se i nevojitej ky operacion, por ajo refuzonte. Megjithatë, në fund lëshoi pe vetëm që ta hiqte qafe (kirurgun)”, ka treguar vëllai i saj, Daniel Zavala.

“Më thanë se ka ndërruar jetë nga edemet trunore, por mjekët dhe familja e saj thonë se ka vdekur nga arresti kardiak. Kemi urdhëruar obduksionin që të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht. Mjekët që kanë bërë procedurën janë arrestuar, në mënyrë që të mos largohen nga vendi”, ka thënë avokati Carlos Reyes Izquierdo.

Nuk është hera e parë në botën e modelingut që dikush humb jetën gjatë liposukcionit. Në vitin 2011 vdiq manekinia braziliane, Pamela Nascimento, në moshë 27 vjeçare, ndërsa në rrezik për jetë ishte edhe manekinia Andressa Urach, e cila përfundoi në kujdes intensiv për shkak të infeksionit si pasojë e këtij intervenimi.

ME TE LEXUARAT