Kujdes gripin, në vend qarkullojnë 2 tipe virusesh

Kliko per me shume info

gripi derritJemi në sezonin gripal dhe në vend qarkullojnë qindra viruse por mes tyre edhe AH1N1 dhe AH3N2. Mjekët thonë se nuk kemi patur raste të komplikuara të pacientëve por është kohë për tu treguar të kujdeshëm. Fluksi po përballohet në infektivin e QUST-së por në shtim të rasteve mjekët bëjne edhe rekomandimet e tyre se si të mbrohemi nga gripi.

Në vend po qarkullojnë 2 viruese të cilët sjellin edhe komplikacione në rast se nuk trajtohen në kohë.

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për virusin AH1N1 shkaktar i gripit të derrit dhe virusi AH3N2. Mjekët në shërbimin e infektivit thonë se nuk janë viruse të reja për vendin dhe për fat të mirë nuk ka patur raste në gjendje të agravuar të pacientëve.

Mjekja infeksioniste në shërbimin e infektivitit Entela Ramasaco tha se ky është sezoni ku duhet të jemi vigjilentë për tu mbrojtur nga këto viruese.

Nëse keni temperaturë të lartë, ethe, vështërsi në frymëmarrje apo dhimbje fyti është më mirë të shkoni tek mjeku se sa të përdorni qetësues në shtëpi kjo sepse gripi ju vjen me komplikacione me të rënda si bronkopneumoni.

Mjekët rekomandojnë të shmangien e ambienteve kolektive dhe të zgjedhin ambiente të ngrohta.

Edhe pse zyrtarisht gripi erdhi më vonë se vitet e tjera për shkak të motit të ngrohtë deri në dhjetor, mjekët thonë se viruset kanë ardhur rrezikshëm prandaj duhet kujdes.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here