Kucovë, 29-vjeçari vrau të dashurën se nuk i hapi telefonin

Aktualitet

[caption id="attachment_401856" align="alignleft" width="443"]Vajza e vrare ne Kucove dhe vellai i saj i plagosur Vajza e vrare ne Kucove dhe vellai i saj i plagosur[/caption]

Xhelozia dyshohet se ka qenë motivi që e ka shtyrë 29 vjeçarin e arrestuar në Kuçovë për të kryer vrasjen e të dashurës së tij, ndërkohë që i plagosi rëndë edhe vëllanë.

Autori do të masakronte gjithë familjen e vajzës, por iu bllokua automatiku. Pasi nuk i hapi celularin e ekzekutoi të dashurën e tij brenda në shtëpi në sy të familjarëve të saj. I plagosur rënde mbeti edhe vëllai i 22 vjeçares që shkoi të mbronte të motrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denisa Demaj, e cila humbi jetën rrugës për neë spital u qëllua me dy plumba në kokë.

Pjestarët e tjerë të familjes Demaj në Kuçovë, prindërit dhe gjyshja e verbër shpëtuan gjallë, sepse vrasësit iu bllokua automatiku.

Policia ka thënë se 29 vjeçari Klaus Sakolli u arrestua nga policia vetëm pak pas ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme Klaus dhe viktima Denisa ishin të dashur.

Por para se të ndodhte krimi gjatë ditës midis tyre kishte patur një grindje për shkak të xhelozisë.

Në mesnatë Sakolli, që mendohet të jetë mbështetur edhe nga dy shokë tëtij i shkoi 22 vjeçares në banesë i armatosur.

Vëllai i viktimës i dëmtuar rëndë u dërgua në Spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plumbave në turp.

ME TE LEXUARAT