Politika

Puna informale e institucioneve, Rama: Kërcënonin rënien e shtetit

rama-kryeministri14Skandali i Sigurimeve në institucionet shtetërore, ka qenë në qendër të deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama teksa zhv illoi një takim në Kryeministri mbi skemën e re të pensioneve.

Sipas Ramës, mashtrimet me sigurimet shoqërore kërcënonin rënien e shtetit.E megjithatë ai dha garancinë se këto detyrime do të paguhen dhe nuk do të kërcënohet pensioni i asnjë prej atyre që kanë rënë pre e kësaj skeme.

“Ky akt nuk kërcënon pensionin e këtyre njerëzve të mashtruar.Ky mashtrim kërcënon sistemin tonë të financimit të pensioneve.Do kthehen në vend të gjitha kontributet e njerëzve që janë mashtruar.Mashtrimet me sigurimet shoqërore kërcënonin rënien e shtetit. U janë marrë kontribute mijëra punonjësve të shtetit e privatit.Kontributet u janë marrë njerëzive por nuk janë derdhur në sigurime”.

Sipas tij skema e re e pensioneve i jep fund fenomenit ku ca paguajnë dhe të tjerë vjedhin.

“Kjo reformë u shty nga çdo qeveri. Kjo qeveri nuk do të tërhiqet nga asnjë front beteje. Duhet ti japim fund fenomenit ku ca paguajnë dhe ca vjedhin. Do tua kthejmë pushtetin qytetarëve me reforma”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close