Simeone shuan spekulimet për Mario Suarezin

Sport

simeoneTrajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka mohuar spekulimet që e lidhin Mario Suarezin me një largim nga stadiumi Vicente Calderon.

 Mesfushori spanjoll besohet se është cak i shumë klubeve italiane, por Simeone ka thënë se 27-vjeçari është “lojtar i rëndësishëm” për kampionin e La Ligas. “Mario është lojtar i rëndësishëm për ne dhe ne nuk e kemi ndërmend që ta largojmë atë”, ka thënë Simeone. “Çka do të bënim ne nëse do të na vinte një ofertë e mirë për të? Ju duhet t’i pyesni [drejtorët sportivë] Jose Luis Caminero dhe Andrea Bertan”. Për Mario Suarezin ka shprehur interesim edhe Arsenali.

ME TE LEXUARAT