Aleksandar Vuçiç sot viziton Kosovën

Kosovë&Rajon

vucic14Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që gjatë ditës së sotme ta vizitojë Kosovën.

Sipas Beogradit, Vuçiq dhe delegacioni i tij, do t’i vizitojnë enklavat serbe me rastin e Vitit të Ri ortodoks.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asnjë takim me udhëheqësit e Kosovës nuk është planifikuar.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prishtina e ka aprovuar vizitën e tij, të cilën ai e ka quajtur të natyrës “humanitare dhe fetare”.

Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, pritet ta vizitoj fshatin Pasjan të Gjilanit, Shtërpcen si dhe Graçanicën.

Me flamuj serbë dhe pankarta, komuna e Graçanicës po i uron mirëseardhjen kryeministrit të Serbisë dhe ministrave të qeverisë serbe. Çdo rrugë në qytetin e Graçanicës është e mbuluar me flamujt e Serbisë.

“Mirë se vjen kryeministër” është mbishkrimi i një pankarte të madhe të vendosur në rrugën kryesore. Sot për Graçanicën është festë, thonë disa nga qytetarët serbë atje.

Që nga mëngjesi po bëhen përgatitjet për pritjen e kryeministrit serb Vuçiç, i cili do të zhvillojë një takim në ndërtesën e komunës me kandidatin për kryetar nga lista “Srpska” Vlladeta Kostiç dhe ish-kryetarin e deritanishëm të kësaj komune Branimir Stojanoviç. Vuçiç do të zbulojë edhe përmendoren e mbretit Millutin në Graçanicë, do të mbajë një fjalim para qytetarëve, do të vizitojë manastirin e Graçanicës , si dhe do të takohet me patrikun Teodosije.

Kryeministri Vuçiç do të zhvillojë në Graçanicë edhe një takim me kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i qeverisë serbe do të marrë pjesë edhe në përurimin e Klinikës Gjinekologjike në Pasjan, si dhe do të vizitojë komunën e Shtërpcës, dhe do takohet me përfaqësuesit lokal në sallën e Kuvendit komunal dhe do të mbajë një fjalim para qytetarëve para ndërtesës së komunës.

 

ME TE LEXUARAT