Ronaldo: Unë dhe Messi jemi të jashtëzakonshëm

Sport

messi-ronaldoRonaldo fitoi, të hënën, në Cyrih për herë të tretë në karrierë "Topin e Artë" dhe tashmë ndodhet vetëm 1 trofe larg Messit.

Cristiano Ronaldo mendon se ai vetë por edhe rivali i tij më i madh në futboll argjentinasi Lionel Messi janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, për vetë faktin se sulmuesi luzitan dhe 27-vjecari i Barcelonës janë të vetmit që kanë ruajtur një ritëm të lartë në fushat e futbollit për një kohë shumë të gjatë. Këtë të Hënë Ronaldo fitoi në Zyrih për herë të tretë në karrierë Topin e Artë dhe tashmë ndodhet vetëm 1 trofe larg Messit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Për të qenë i sinqertë asnjëherë nuk e kam menduar se do të shfaqesha në një nivel kaq të lartë për një kohë shumë të gjatë. Të gjitha këto kanë ndodhur pa e kuptuar dhe vitet kanë kaluar shumë shpejt. Për mendimin tim gjëja më e vështirë në futboll është të ruash nivelin e lartë për një kohë të gjatë. Jam krenar që jam përzgjedhur në 11-shen më të mirë të vitit por edhe në treshen e finalistëve të 'Topit të Artë' për të 8-tin vit radhazi. Besoj se dicka të tillë shumë pak lojtarë e arrinë dhe përvec meje i vetmi që e ka bërë është Lionel Messi. Vit pas viti unë vazhdoj të punoj fort dhe kjo më ndihmon për të ruajtur një formë të tillë", ka theksuar Ronaldo.

Ronaldo e di që kur të varë këpucët në gozhdë emri tij do të kujtohet gjatë si një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit, megjithatë portugezi momentalisht nuk e mendon tërheqjen.

"Në të vërtetë nuk është se mendoj shumë për gjurmët që do të lë pas. E di që do të kem një vend në historinë e futbollit për të gjitha ato që bëj aktualisht dhe ato që kam arritur deri tani, si në nivel indvidual ashtu edhe në nivel kolektiv. E di gjithashtu që në librat e historisë së futbollit do të ketë një faqe që do të më jetë dedikuar mua pasi konsiderohem si një nga futbollistët më të mirë të historisë së këtij sporti. Dicka e tillë më lumturon pa masë. Gjithsesi aktualisht jam vetëm 29-vjec dhe unë mendoj për të tashmen. Ndihem sikur jam 25-vjec dhe besoj se mund të luaj në nivelet më të larta edhe për 5 apo 6 vite të tjera", ka shtuar Ronaldo.

ME TE LEXUARAT