PD: Mashtrim deklarata e Ndreut, Gjykata mos ndikohet nga shantazhet e mazhorancës

Politikë

spahoNënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho duke e konsideruar mashtrim të pashembullt deklaratën e të pandehurit Ndreu në derën e Gjykatës i bëri apel Gjykatës së Lartë të mos ndikohet nga shantazhi i mazhorancës. Sipas Spahos Rama po nxjerr pengesa për dekriminalizimin e Kuvendit, por PD nuk e ndal këtë betejë.

“Eshtë qesharake dhe mund të regjistrohet si një nga mashtrimet më të paturpshme, ajo që bëri i pandehuri Pjerin Ndreu në derën e Gjykatës së Lartë, kur tha se ai vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet filmike janë prova që i kanë parë të gjithë qytetarët dhe që i kanë të gjitha mediat vizive.

Këto pamje, tregojnë qartazi dhunën e egër, dhe agresionin plot urrejtje të të pandehurit Ndreu, ndaj deputetit Strazimiri, në ambjentet e Kuvendit, menjëherë pasi kolegu ynë kishte mbajtur një fjalim ku denonconte inkriminimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Eshtë e qartë se deputeti që është marrë i pandehur nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës, është i gatshëm të sajojë gjithcka për tia hedhur drejtësisë. Për ti bërë presion Drejtësisë.

Në dëshpërim, i pandehuri i thotë publikut se kjo dhunë primitive, pas krahëve, qenka një prekje.

Ne i kërkojmë Gjykatës të mos ndikohet nga shantazhet e njeriut të Edi Ramës, por ta cojë cështjen deri në fund e të bëjë drejtësi.

Partia Demokratike nuk do të ndalet derisa dekriminalizimi të bëhet, dhe clirimi i parlamentit dhe i politikës nga të inkriminuarit, do të bëhet, pavarësisht pengesave që po nxjerr Edi Rama.”

ME TE LEXUARAT