Zbardhet vendimi, kush përfiton nga subvencioni i energjisë

Kliko per me shume info

qeveria14Zbardhet vendimi i qeverisë për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kilovat/orë në muaj. 1.    Kompensimin e diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 Kwh në muaj, për:

a)  familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”,  të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
b) kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
c) kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë  mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
d)  të verbërit;
dh)  personat paraplegjikë e tetraplegjikë.

Kliko per me shume info

2. Kompensimi, për familjet që do të kompensohen, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet vetëm për 1 (një) kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.

3.  Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh,  sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Në këtë rast, institucioni përkatës zbaton dispozitat ligjore në fuqi.

4.  Përfituesi i kompensimit, në zbatim të pikës 3, të këtij vendimi, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet, përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike.

5.  Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 648 (gjashtëqind e dyzet e tetë) lekë në muaj dhe efekti financiar të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për ndihmën ekonomike.

6. Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

7. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2015.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here