Kosovë, kthehet kufoma e Ali Fetahut i vdekur në Hungari

Kosovë&Rajon

ksTrupi i pajetë i të ndjerit Ali Fetahu do pushojë sot në varrezat e fshatit Talinovc të Muhagjerëve në Ferizaj. Ali Fetahu, do të varrosët në orën 13:00, me ritet fetare Islame.  Kufoma e të ndjerit, sipas familjarit të tij Naser Fetahut, u kthye mbrëmë rreth orës 21:00 nga Hungaria. Naseri, i cili është djali i axhës së Aliut, tregon për KosovaPress, se kufoma menjëherë pasi kishte arritur është dërguar në morgun e xhamisë së fshatit, për të filluar sot me ceremonitë mortore.

Mërzia iu është shtuar edhe më shumë, por më e rëndë është për fëmijët e të ndjerit. “Fëmijët e të ndjerit janë në gjendje më të vështirë por, po mundohemi që të përmbahemi”, shpjegon Naseri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mërzinë dhe stresin kësaj familje ua shtoi edhe më shumë pritja e më shumë se një jave e sjelljes së kufomës në Kosovë.

Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve, Naser Fetahu, thotë të jenë bërë pazarllëqe me riatdhesimin e kufomës së djalit të axhës së tij.

“Më të mërzitur dhe më të stresuar na ka bërë kjo pritje. Ka qenë një periudhë shumë e gjatë. Disa herë janë bërë disa pazarllëqe në lidhje me transportin e kufomës. Se ne nuk kemi pas qasje që të kujdesemi për bartjen”, thotë Naseri.

“Nuk jemi të kënaqur absolutisht me angazhimin e tyre, mirëpo nuk po du me dramatizu shumë”, vazhdon ai.

Thotë, se më shpejt do ta kishin sjellë vetë, me të njohurit që i kanë, se sa vigjilenca që kanë treguar institucionet përgjegjëse.

Ali Fetahu, u gjet i vdekur në Hungari, afër kufirit me Serbinë. Aty, 15 metra larg kufirit Aliu, tashmë i ndjerë u ngri nga të ftohtit, duke u përpjekur për t’u larguar dhe për të gjetur shërim për sëmundjen që po lëngonte që shumë vite.

Ai, i cili sipas familjarit të tij Naser Fetahu, ishte person me aftësi të kufizuar i cili nuk mund të fliste dhe me njërën këmbë të paralizuar.

Kjo gjendje sipas Naserit, e ka shtyrë Aliun që të marrë rrugën për në shtetet e Evropës, por, në mënyrë ilegale.

Djali i axhës së tij është i bindur se Aliu është manipuluar nga personat që çdo ditë nisin grumbuj njerëzish në mënyrë të organizuar.

“Dikush e ka manipulu. Ai çdo ditë ka dalë tek stacioni i autobusëve dhe është kthyer. Deri sa një ditë e ka gjetur momentin për t’u nisur. Askush nuk e ka ditur se çfarë është duke bërë dhe se ku do të shkojë”, thotë Naseri.

Kjo rrugë ilegale për Aliun, kishte një fund të keq. Me datën gjashtë të këtij muaji mediat raportuan se një Kosovar ishte ngrirë pak metra larg kufirit Serbo – Kroatë.

Ndonëse nuk dihej identiteti i tyre ishte Ambasada e Kosovës në Hungari, ajo që ishte informuar nga autoritetet Hungareze, se fjala ishte për Ali Fetahun, 55 vjeçarin që i ftohti i kishte krijuar sulm në zemër.

KosovaPress, ka siguruar po ashtu edhe dokumentet e Mjekësisë Ligjore që i kishte bërë autopsinë qytetarit Kosovar, me çka kishte konstatuar se i ndjeri kishte pësuar sulm në zemër.

Këtë e shpjegon edhe djali i axhës së tij Naseri, i cili me profesion është mjek.

“Janë grumbulluar shumë faktor. Një prej faktorëve është se ka qenë me aftësi të kufizuar. Ai, në terren të rrafshët ka pasur probleme, e paramendoje si do ja dilte në terren malor dhe me borë dhe me temperatura deri në -20C celsius. Nga të ftohtit njeriu mund të ketë shtrëngime në zemër dhe nga ku do të sillte edhe sulmin. Po tregojnë edhe dokumentet ku po e kuptoj vetëm një shifër “E 480”, që nënkupton sulmin në zemër”, sepse pjesën tjetër s’po e kuptoj në gjuhën hungareze”, shpjegon Naseri.

Ali Fetahu, ka lënë pas gruan së bashku me tre djem dhe dy vajza.

Ai, kishte dalë nga shtëpia e tij me datën 25 dhjetor të vitit të kaluar. Të njëjtën ditë rreth orës 23:00, nga qyteti i Suboticës i kishte telefonuar familjes, ku u kishte thënë se po pret që të kalojë ilegalisht kufirin Serbi-Hungari.

Djali i axhës së Aliut, Naseri, i bënë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që për asnjë arsye të vetme të mos ndjekin rrugën që i solli vdekjen Aliut. RTK

ME TE LEXUARAT