Sarajevë, OBSH: Rrugët e Bosnjes më vdekjeprurëset në Ballkan

Bota

bosnjeRrugët më vdekjeprurëse në Ballkan ndodhen në Bosnje-Hercegovinë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas organizatës, vdekshmëria në rrugët e Bosnjes është pothuajse katër herë më e madhe sesa në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Shkaqet për këtë janë kushtet e këqija klimaterike, kultura e pamjaftueshme në komunikacion, por më së shumti është fakti se shteti nuk investon mjete për sigurinë në komunikacion”, thotë OBSH-ja.

”Në një vit në Bosnje numri i rasteve vdekjeprurëse në rrugë është 15 persona në 100 000 banorë. Në Malin e Zi ky numër është 11, ndërsa në Kroaci 10 në 100 mijë persona”, thekson OBSH-ja

ME TE LEXUARAT