U qellua me veze ne rruge, reagon zv.kryeministri: Ja kush jane porositesit

Kosovë&Rajon
U qellua me veze ne rruge, reagon zv.kryeministri: Ja kush jane porositesit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit me vezë, që ju bë mëngjesin e sotëm, afër ndërtesës së qeverisë.

Hoti ka thënë se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.

Ai në Facebook ka shkruar se qeveria e re me LDK-në do të partner kyç do ta ketë ShBA-në.

“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.

ME TE LEXUARAT