Durrës, fotot e shpërthimit në makinën e të fortit të Kukësit

Kliko per me shume info

benziiiNjë shpërthim i fuqishem ndodhi sot ne oret e mengjesit në një automjet në Durrës në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës. Shpërthimi ka plagosur biznesmenin Ardian Trota, 45 vjeç, nga Kukësi.

Sipas policise, Trota është person me precedentë të mëparshëm penalë. 45-vjeçari ka qenë edhe 2 herë të tjera objektiv i atentateve, një herë tek karburanti ne pronesi te tij në Kukës ne qershor te vitit 2013 ku Trota se bashku me 2 miq të tij jane sulmuar me arme në karburantin ne pronësi të tij, ku ka mbetur i plagosur dhe më pas në Tiranë, nga ka mundur të shpëtojë.

Kliko per me shume info

Shpërthimi i sotëm,  dyshohet se eshte bere permes lëndës eksplozive tritol, Trota ka marrë plagë të shumta në fytyrë. Mendohet se eksplozivi është vendosur në pjesën e serbatorit dhe është shpërthyer në mënyrë të telekomanduar. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale.

Në momentin e shpërthimit, 45 vjeçari ka qënë i vetëm dhe mbasi ka dalë nga makina ka ndejtur rreth 30 min ulur në trotuar duke pritur ndihmën e parë. Këto janë fotot e mjetit qe u shkaterrua teksa  ka qenë në lëvizje. Mjeti Mercedes me targa AA 765 FN që ju shikoni në foto është shkatërruar totalisht nga shpërthimi.
Fotot u publikuan ne faqen “harta dixhitale e aksidenteve rrugore”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here