Lajmi i fundit

Durrës, atentat me eksploziv në makinë, plagoset biznesmeni, në 2013 tentuan ta vrasin

makina-durres15Nje makine ka shperthyer paraditen e te shtunes pranë Shkëmbit të Kavajës ne zonen e Durresit. Si pasoje ka mbetur u lenduar personi qe drejtonte automjetin, shtetasi Ardian Trota, 40 vjec, biznesmen.

Ai u lendua pasi shperthimi ka qene teper i rende ndersa mesohet se pronari i makines, biznesmeni Ardian Trota eshte sulmuar e plagosur me arme ne vitin 2013 bashke me disa persona te afert te tij.
Policia e Durresit shkoi sot në vendngjarje dhe grupi hetimor  kanë thene se se makina ka shperthyer ne parkim ndersa dyshohet për shpërthim me tritol gjate kohes që makina ka qene ne ecje ne rruge.

Shpërthimi fatmirësisht nuk ka sjelle viktima por vetem nje person të lënduar ndersa mesohet se automjeti që shpërtheu, eshte nje mjet tip Benz ngjyrë gri dhe me targë AA 765 FN.
Pronari i automjetit sapo kishte ndezur makinen dhe po dilte në rrugë kur ndodhi shperthimi. Policia ka thene se makina ka shperthyer ne zonen ku ndodhi ngjarja në rrugën dytësore tek Shkembi i Kavajes.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close