Dy kolumbianët e kokainës nxjerrin një emër të ri: Personi që na solli në Shqipëri, s`u arrestua!

Kliko per me shume info

kolumbianettDy shtetasit kolumbianë të arrestuar në laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, nxjerrin në skenë një emër të ri, të një personi ende të pa arrestuar nga policia shqiptare. Ata kanë pranuar para gjykatës se kanë punuar prej muajsh në përpunimin dhe nxjerrjen e ekstrakteve të kokainës nga rrobat dhe solucionet e ndryshme.

Cezar Avila dhe Valther Moreno, me ndihmën e përkthyeses i treguan gjyqtares së masave, arsyen e ardhjes në Shqipëri, rrugën e ndjekur, lëvizjet dhe vend qëndrimin në Tiranë si dhe pagesat për punën që kishin bërë në laboratorin e Xibrakës.
Ata i thanë gjyqtares se ishin njohur me një shtetas kolumbian me shtetasi Holandeze në Bogota me emrin Karlos, i cili fliste mirë spanjishten dhe i kishte ofruar punë në Greqi.
Sipas tyre kanë udhëtuar me aeroplan nga Bogota në Lisbonë, më pas në Romë, Athinë e Janinë nga ku me autobusin e linjës kishin ardhur në Gjirokastër. Ata i thanë gjyqtares se gjithë kohës ishin të shoqëruar nga Karlosi dhe pas ardhjes në Greqi i kishte treguar se do punonin në Shqipëri në një punë të ligjshme. Por, sipas tyre, nga Gjirokastra në Tiranë kanë ardhur me makinë të vogël ku I kanë vendosur në një hotel pranë ish-stadiumit Dinamo, citon abcnevvs. Aty, sipas dy kolumbianëve Karlosi I ka dhënë fillimisht 4 mijë euro për ushqim dhe qëndrim dhe më pas edhe 5 mijë euro të tjera për punën që bënin në laboratorin e drogës në
Ata i thanë gjykatës, se për të shkuar nga Tirana në Elbasan, ndërronin disa makina të vogla deri në laboratorin e Xibrakës, ku sipas tyre, gjithmonë ishte prezent Karlosi i cili i tregonte se si duhet të punonin për të nxjerr ekstraktin e kokainës.
Kolumbianët kanë thënë se edhe ditën që u arrestuan, kolumbianët pretenduan se aty ndodhej edhe Karlosi, që për hetuesit është emër fiktivë ose ndonjë pseudonim I të arrestuarve, që po punohet për ta zbardhur identitetin e tij.
Dy shtetasit e huaj i thanë Gjykatës se ditën e arrestimit kishin nxjerr rreth 450 gram kokainë dhe ishin në proces e sipër për të nxjerr pjesën tjetër që mendohet se ishte përzier me një solucion te ardhur nga vendet latine. I gjithë procesi sipas tyre, ishte për të nxjerr kokainën e pastër që më pas përzihej dhe paketohej për të nxjerr në treg.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here