Kukës, arrestohet vrasësi i dy vëllezërve për konfliktin e kromit

Kliko per me shume info

polici-kukes15Policia e Kukesit ka njoftuar sot se eshte arritur te arrestohet Muharrem Bogjisha, autori i vrasjes së dy vëllezërve Batusha në Kalimash disa muaj me pareë.

Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2014 pas një konflikti për kromin në hyrje të galerisë në Kalimashit. Muharrem Bogjisha qëlloi për vdekje vëllezërit Emri dhe Bilbil Batusha 45 dhe 30 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti dhe Arbër Batusha 16 vjeç, djali i Emriut.

Kliko per me shume info

Sherri ka nisur për pronësinë e një galerie kromi, e cila pretendohej nga të dyja palët. Mësohet se 2 vëllezërit Batusha dhe autori i vrasjes Bogjisha kanë qenë ortakë dikur.
Nisja e bashkëpunimit të vrasësit me një tjetër person, ka qenë zanafilla e konfliktit mes palëve. Nga të shtënat Bilbil Batusha mbeti i plagosur dhe u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital.

Policia pati arrestuar asokohe nipin e Muharremit, Servet Bogjisha,19 vjeç, i akuzuar për bashkëpunim me autorin e vrasjes.

Miniera e Kalimashit është një burim i rendësishëm i mineralit të Kromit, pas asaj të Bulqizës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here