10 skenarët seksi, për të cilët meshkujt fshehurazi fantazojnë

Kliko per me shume info

seeBëni eksperimente në dhomën e gjumit përmes lojërave seksi dhe ideve që secili mashkull fantazon në vete! Lojërat në shtrat inkurajojnë që të përdorni imagjinatën tuaj! Meshkujt adhurojnë të zbulojnë aspekte të fshehta tuaja si dhe pjesë të personalitetit tuaj. Meshkujt dhe femrat kanë fantazitë e tyre të fshehta, të cilat kur ju i dëshironi bëhen më të gjalla dhe ofrojnë momente të papritura dhe intensive.

Tek femrat është gjithmonë një frikë e caktuar se si do të reagojë partneri juaj rreth disa ideve, roleve seksuale, dëshirave…Megjithatë, çiftet e vërteta janë ato të cilët nuk kanë frikë për të treguar atë që e dëshirojnë. Edhe pse duket se vetëm meshkujt kanë fantazi “të pista”, besoni se edhe femrat kanë fantazitë e tyre. Lëreni veten të lironi mendjen tuaj dhe në zona të caktuara provoni diçka të re. po ju sjellim disa nga skenarët që meshkujt fantazojnë dhe sigurisht dëshirojnë t’i realizojnë.

Kliko per me shume info

Lojë treshe
Shumë femrave iu duket ide e pështirë fakti se duhet të ndajnë shtratin edhe me ndonjë femër tjetër. Në fakt, kjo ide arrihet shumë rrallë me pëlqim. Mirëpo, kjo është krejtësisht imagjinatë, fantazi dhe kënaqësi në të menduarit se si do të ishte seksi në treshe.

Seks i paguar
Gjëja e parë që ju vjen ndërmend është të habiteni nga kjo gjë. Partneri juaj të paguajë ndokënd për seks, me gjithë rrezikun e sëmundjeve seksuale të transmetuara? Megjithatë, kur të eliminoni rreziqet, ideja për pagimin e ndonjë profesionisteje për t’i kënaqur nevojat fizike është një dëshirë për të cilën secili mashkull do e kishte menduar të paktën një herë.

Femra që vështirë arrihen
Ekzistojnë tabu tema që ndoshta është më mirë të mos përmenden asnjëherë. Meshkujt dhe femrat ndonjëherë joshen nga persona që nuk mund t’i kenë ose t’i përfitojnë. Për meshkujt, është p.sh. të bësh seks me kolegen tuaj, motrën dhe ngjashëm. Për femrat, është p.sh. të bësh seks me shefin e punës, kolegët… Kjo nuk ka të bëjë asgjë me personalitetin tuaj, por thjeshtë një imagjinatë pa kufi.

Striptiz
Të jemi realë, trupi i femrës është joshës dhe i fuqishëm. Pa marrë parasysh madhësinë apo formën, femrat me adutet e tyre, pak vetëbesim dhe shkëlqimin e duhur, mund t’i sigurojnë partnerëve të tyre një striptiz fenomenal. Dhe, duhet pranuar faktin se secili mashkull fantazon për këtë gjë. Ata duan t’ju shohin në mënyra të ndryshme, dhe pa marrë parasysh se si dukeni, ai është i kënaqur që ka përkrah një femër që është e gatshme ta joshë.

Seks kafshëror
Secilit mashkull i pëlqen të mendojë rreth idesë se femra e tij e fërkon në shpinë duke e shtrënguar fort me thonjtë e saj me plot pasion, epsh dhe dëshirë. Pse të mos e provoni? Provoni një lojë të kafshëve të egra, si dhe seks me pasion. Bëhuni të lirë, kërceni dhe hidhuni në njëri tjetrin. Le të ndjejë gojën, dhëmbët dhe gjithë brendësinë e saj. Rrokullisuni, zvarrituni sipër njëri tjetrit dhe bëjeni lojën që t’ju ndalojë frymëmarrjen.

Takim seksual me një të huaj

Është fantazi që përfshin ndonjë takim me një të panjohur. Kjo lojë gjithashtu mund të arrihet në qoftë se pretendoni se jeni ndonjë person krejtësisht tjetër. Kthejeni rolin tuaj në dike të vërtetë duke vënë paruke, syze apo diçka tjetër – do të kënaqeni.

Police
Ashtu sikur femrat që fantazojnë meshkuj të veshur me uniformë, edhe meshkujt i eksiton kjo gjë në lidhje me femrat. Pse të mos blini kostume të një policeje dhe gjitha pajisjet e nevojshme? Argëtohuni, paramendoni ndonjë seksi skenar dhe luani lojën.

Seks me super heronj
Me siguri nuk ka asnjë person që nuk ka fantazuar ndonjëherë seks me super heroin tuaj të preferuar. Veshjet provokative dhe seksi mund të ndikojnë shumë në fantazi – femër mace, Lara Croft etj.

Dominim

S/M ndonjëherë keqkuptohet, dhe dominimi nuk duhet të jetë sinonim me këtë lojë seksuale. Vetëm afërsia e madhe me partnerin dhe besimi i plotë ju bëjnë që të luani lojëra që kërkojnë bindje, dominim dhe karakteristika të ngjashme.

Dëshira, dëshira

Është i njohur fakti se meshkujt pëlqejnë të shohin filma pornografik. Sugjeroni t’i shikoni bashkë me partnerin. Komentoni ato, kënaquni dhe ndoshta zbuloni diçka të re ku mund edhe ta provoni së bashku. FEMRA.CH

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here