AK proteston para Ministrisë së Ekonomisë kundër çmimit të naftës

Kliko per me shume info

spahiuAleanca KuqeZi protestoi sot para dyerve të Ministrisë së Ekonomisë kundër çmimit të naftës dhe kundër monopoleve. Aktivistët kuqezi bllokuan dyert e Ministrisë me fuçi nafte dhe nuk lejuan kalimin e zyrtarëve. Fuçitë ishin me çmimin e naftës në tregun ndërkombëtar dhe me çmimin e naftës në Shqipëri. Policia ndërhyri për të zhbllokuar hyrjen e Ministrisë dhe për të shpërndarë protestuesit.

Kreshnik Spahiu kreu i AK deklaroi gjatë protestës se: Shqipëtarët disponojnë 700.000 automjete dhe konsumojnë 2 milion litra në ditë. Nafta e Ballshit dhe Kuçovës nga pasuri kombëtare është shndëruar në pasuri e Koço Kokëdhimës.Çmimet e Ballshit janë 20 herë më shtrenjtë se Iraku dhe Siria. Shqipëria është vendi më i varfër në Europë por me çmimin më të shtrenjë të naftës në botë. 3 kompani nafte të Ministrave dhe deputetëve po mbajnë peng pasurinë e nëntokës shqiptare dhe Shqipëria po përjeton grabitjen më të madhe në hirtori. As pushtuesit nuk e sklavëruan popullin dhe nuk grabitën nëntokën sa socialistuet e Koço Kokëdhimës”

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here