Diego Costa kryeson listën e shënuesve

Aktualitet

diego-costaSulmuesi i Chelseas, Diego Costa, ka thënë se është bukur të kryesosh listën e golashënuesve më të mirë në Ligën Premiere.

Sulmuesi spanjoll në verën e kaluar iu bashkua skuadrës së Jose Mourinhos nga Atletico Madrid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Costa po kalon një super sezon me “blutë” e Londrës pasi që 19-të ndeshjet e zhvilluar ka shënuar 17 gola dhe kryeson listën e golashënuesve më të mirë.

“Sigurisht se është bukur për të qenë golashënuesi më i mirë, por kur kam ardhur këtu qëllimi im ishte ta fitoj ligën”, ka thënë Costa.

“Gjëja më e rëndësishme është që klubi të shkon mirë. Pesëmbëdhjetë golat është një shenjë e mirë dhe unë shpresoj për të shënuar edhe më shumë, por më e rëndësishme se golat e mia është së ekipi po fiton”, tha Costa.

Ai shpreson se do të vazhdojë më formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT