Energjia, Vokshi: Deputeti i LSI nuk paguan, Rama ka krijuar pabarazi para ligjit

Kliko per me shume info

vokshiPartia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi denoncoi pabarazinë para ligjit që ka krijuar sipas saj Edi Rama. “Qytetarët e pamundur janë në errësirë ose në burg për dhjetë mijë lekë të vjetra, deputeti biznesmen, Pirro Kapurani, pronar i fabrikës së tjegullave dhe tullave, nuk preket edhe pse ka 205 milionë lekë energji të papaguar. Subjekti në fjalë ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit.

Eshtë fabrikë tjegullash dhe tullash në Korcë. Cfarë ka ndodhur me pronarët? A janë përballur ata me ligjin? A u është ndërprerë energjia? Jo nuk ka ndodhur asnjëra nga këto sepse njëri nga pronarët, më kryesori, Pirro Kapurani, është në parlament. Eshtë miku i Edi Ramës, dhe Ilir Metës, është sponsori i fushatës së tyre, dhe është aktualisht deputet i LSI-së”, u shpreh Vokshi.

Kliko per me shume info

Sipas saj, nuk vepron njësoj për të gjithë ligji me Edi Ramën, kjo është kuptuar tashmë. “Detyrimit 205 milionë lekësh, i është shtuar edhe fatura e dhjetorit që është afërsisht 17 milionë lekë. Kjo tregon se fabrika e tjegullave të mikut të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të deputetit të tyre, vazhdon të punojë. Për detyrime dhjetë mijë lekëshe janë dënuar me errësirë mijëra qytetarë nga Edi Rama, edhe netët e ndërrimit të vitit”, u shpreh Vokshi.

Ka qindra e mijëra qytetarë, vijoi ajo, që kanë përfunduar edhe në burg, nga dhuna policore e Edi Ramës për energjinë, se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, se nuk kanë punë dhe nuk kanë të ardhura.

“Ka jo pak qytetarë që kanë humbur dhe jetën, si rasti i kryefamiljarit nga Lushnja, që vari veten në qeli sepse gjendej prej 2 muajsh në burg nga represioni i Edi Ramës, për 35 mijë lekë të vjetra detyrime ndaj OSHEE. Dhe ja ku kemi deputetin e dyshes Rama-Meta, që ka më shumë se 205 milionë lekë detyrime, e vazhdon punën i qetë, fabrika vazhdon të prodhojë duke shfrytëzuar energjinë, pasurinë  publike”, nënvizoi Vokshi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here