Kokaina, PD: Lidhjet duhet të zbulohen, të gjenden kumbarët e vërtetë

Kliko per me shume info

zeneliPartia Demokratike denoncon ato çka i cilëson lidhjet e trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë, që po konfirmohen sipas saj cdo ditë nga faktet e reja për lehtësinë që ka gjetur grupimi kriminal në aktivitetin e tij. “Faktet e reja që tregojnë lehtësinë me të cilën është ndërtuar fabrika e kokainës në zemër të Shqipërisë, dhe aktiviteti i saj 1 vjecar pa u shqetësuar nga askush, janë dëshmi tronditëse dhe kriminale të lejimit të narkotrafikut në vend nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Rezulton se Porti i Durrësit, është përdorur për të sjellë paisjet dhe lëndën që i duhej grupit kriminal për të instaluar impiantin më të madh të Kokainës në Ballkan, e për ta prodhuar drogën. Po ashtu, kjo portë është përdorur edhe për ta trafikuar drogën”, u shpreh deputeti demokrat Alban Zeneli.

Kjo qeveri, ky kryeministër, vijoi ai, që mburren se kontrollojnë gjithcka, cdo llampë të secilit fukara në vend, kanë lejuar ardhjen e mjeteve e të materialeve, kanë lejuar ndërtimin e Fabrikës së Kokainës.

Kliko per me shume info

“Është provuar dhe pohuar edhe zyrtarisht, se kjo fabrikë dhe ky grup kriminal do të ishin edhe sot duke prodhuar e trafikuar kokainë, nëse nuk do të ishin ndalur nga policitë partnere. Më e pakta, kemi të bëjmë me një dështim, me një kapitullim të qeverisë në luftën ndaj drogës. Por mekanizmi dhe personat e përfshirë në këtë trafik, janë një akuzë që flet për lidhje të trafikantëve me deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë, për të cilat Edi Rama ende nuk po shprehet. Kjo fabrikë kokaine, kishte nevojë për energji elektrike. Si e lidhi energjinë elektrike fabrika e kokainës, kur kjo qeveri, për një tel të dyqanit që kryefamijari e kishte kaluar në sahatin e familjes, i mori atij jetën, pasi e la në burg për më shumë se dy muaj? Apo kjo ishte fabrika e sponsorve dhe miqve të deputetëve e zyrtarëve të qeverisë, dhe nuk duhej kontrolluar? Si mund të zhvillohej ky aktivitet i ngjeshur kriminal prej një viti, dhe asnjë polic të mos kishte dijeni, kur sot policia po mbush qelitë e vendit me të pamundur që duan të rregullojnë catinë ose të vendosin një tullë në murin rrethues të shtëpisë?”, shtroi pyetjet Zeneli.

Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të bëjë transparencë. “Lehtësia e ngritjes së fabrikës dhe mbështetja që kanë gjetur anëtarët e grupit kriminal, është po aq kriminale sa droga që ata prodhonin e trafikonin. Partia Demokratike nxit Prokurorinë të bëjë hetime të thella e të plota, për të nxjerrë në dritë gjithë mekanizmin e madh të kësaj fabrike kokaine, e të shkojë deri tek kumbarët e vërtetë, pavarësisht lidhjeve të forta që mund të kenë ata me qeverinë dhe Edi Ramën”, nënvizoi Zeneli.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here