Vjedhja e energjisë, 13 të prangosur dhe 13 në kërkim për katër ditë

Aktualitet

sahatiiiNë  të gjithë vendin gjatë katër ditëve të fundit kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE, çdo ditë.  Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici -  OSHEE në 7.659 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 34 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 34 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Janë  shpallur në kërkim 13 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 9 autorë. Gjithashtu janë ndërprerë 4.977 lidhje të abonentve debitorë dhe 34 lidhje të paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 194 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

ME TE LEXUARAT